Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” (foto)

Sot në mesditë ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në fotografitë që i ka publikuar Klan Kosova mund të shihet se janë të përfshira dy vetura në aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.