Haradinaj merr vizë amerikane, udhëton nesër

0
355

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.

Kryeministri është pajisur me vizë amerikanë ditën e hënë.

Kabineti i Kryeministrit ka refuzuar të jap detje rreth udhëtimit dhe pajisjes me vizë të Kryeministrit.

Viza e SHBA-së për Haradinajn është zyrtare, dhe atje Kryeministri i vendit pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kryeministrit Haradinaj, në janar të këtij vitit i ishte refuzuar viza amerikane. Kjo i kishte pamundësua atij udhëtimin për në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

Ndryshe, Haradinaj ka acaruar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohën e fundit.