Haradinaj nderon heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj në 22-vjetorin e rënies së tyre, shkruan Fokusi.info.

“Baci Halit humbi një djalë, por fitoi mijëra të tjerë, që ndjekën shëmbëlltyrën e Ilirit në rrugën për liri”, tha Haradinaj.

Statusi i plotë:

Me familjarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, nderuam sot heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj, në 22-vjetorin e rënies së tyre. Baci Halit humbi një djalë, por fitoi mijëra të tjerë, që ndjekën shëmbëlltyrën e Ilirit në rrugën për liri. Lavdi!

RH