Policia serbe nuk e lejon Rada Trajkoviç të hyjë në Kosovë

Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç mëngjesin e sotëm është ndaluar në pikën kufitare Merdare.

Ajo u ndalua nga policia serbe, duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë.

Trajkoviç për Indeksonline thotë se më shumë se 1 orë është duke u mbajtur në Merdare.

Siç thotë ajo “Policia po pret miratim nga Beogradi”.