Cakaj pret Hasanin: Kur vihet në dyshim UÇK-ja, duhet të përgjigjemi si një komb

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, i cili njëherësh është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani.

Takimi u përqendrua në biseda që lidhen me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb!”, theksoi Cakaj në një postim në facebook, lidhur me takimin.