Haradinaj nuk merr pjesë në takimin e Kurtit me liderët e opozitës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti me krerët e partive opozitare.

Nuk dihet arsyeja pse Haradinaj nuk ka marrë pjesë në këtë takim.

“Indeksonline”, ka kontaktuar me zëdhënësin e AAK-së, Lulëzim Blaka, por ai nuk është përgjigjur.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar tash e shtatë ditë në veri të vendit.

Kujtojmë se Haradinaj i ka ofruar mbështetje institucioneve të Kosovës lidhur me gjendjen në veri të vendit.