Haradinaj: Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian, një e arritur e madhe

Pas takimit në Bruksel mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar kryetari i AAK-ës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se pajtimi mes dy palëve për të pranuar propozimin evropian është një e arritur e madhe për Kosovën.

“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.

Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”, është shprehur Haradinaj.

Tutje ai ka theksuar se edhe faza vijuse e bisedimeve për çështjet tjera është mjaftë e rëndësishme.