Vërshimet në Gjermani: Konsullata në Frankfurt vë në dispozicion numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka publikuar numrin emergjent për shtetasit e Kosovës që jetojnë atje.

Numri emergjent i Konsullatës në Frankfurt i cili është nē dispozicion 24 orë është: +49 152 290 84 675”.

Konsullata thotë se po e përcjellin me shqetësim të madh gjendjen e rënduar nga vërshimet në Gjermani.

“Bashkëndjejmë dhimbje me familjet e viktimave dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë! Ky është numrin emergjent i Konsullatës në Frankfurt i cili është nē dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Gjermania ditët e fundit është përballur nga përmbytjet shkatërruese, të cilat shkaktuan vdekjen e mbi 100 personave, zhdukjen e mijëra personave dhe dëme të mëdha materiale.