Haradinaj pas tërmetit në Shqipëri: Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me shqetësim po përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë,

Postimi i plotë:

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të
gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre.

Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë.”