Lekaj: Kosova e ka Presidentin, ky post nuk do të duhej te ishte temë e LDK-së dhe VV-së

Kosova nuk është pa president dhe ky post nuk do të duhej të ishte temë e diskutimit në mes të dy partive që synojnë krijimin e koalicionit qeverisës.

LDK e LVV po vënë interesin personal para atij shtetëror dhe për këtë po pësojnë vetëm qytetarët e vendit. Kështu ka thënë në një intervistë të shkurtër për Periskopin nënkryetari I AAK-së njëherësh ministër në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Thotë se AAK-ja do të jetë një opozitë e zëshme në rast të formimit të Qeverisë, ndërsa në rast të dështimit të saj dhe shkuarjes në zgjedhje, nënkryetari i AAK-së thotë se partia e tij është mëse e gatshme për një tjetër proces zgjedhor.

Sipas tij, tema e presidentit do të duhej të ishte problemi më i vogël, sepse vendi nuk është pa president. E domosdoshme është krijimi i qeverisë dhe përballja me procese të rëndësishme që po e presin Kosovën.