Haradinaj për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Është gjykatë një-etnike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai tha se nuk ka votuar formimin e kësaj gjykate: “ndonëse nuk i kemi ikur dhe nuk i ikim asnjëherë drejtësisë”.

“Por ajo që më ka shqetësuar është se, përpos që nuk është nën juridiksionin tonë, problemi është se është gjykatë një-etnike, që po gjykohen vetëm shqiptarët”, deklaroi Haradinaj./rtk/