Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur për takimin Kosovë-Serbi në Shtëpi të Bardhë, raporton Gazeta Express.
Ai ka deklaruar në T7 se delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti e ka të qartë atë se çka përfaqëson, mirëpo, thotë se dihet shumë pak për agjendën e takimeve.
“Në aspektin e asaj çka përfaqësojnë e dinë me saktësi, në aspektin e agjendës dimë pak a shumë se temat janë politike dhe ekonomike, diçka më saktësi s’ka”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se kanë pasur edhe një takim me ministrat e AAK’së, ku edhe kanë përgatitur dokumentacion që do të shpaloset në Uashington.
Sipas Tahirit opozita është dashur që të shkonte në dialog duke mos e refuzuar Hotin.
“Kosova kishte me qenë shumë ma e fortë me Vetëvendosjen dhe PDK’në, nëse ka ndonjë agjendë shumë ma të saktë, involvimi i tyre është shumë i rëndësishëm, kryeministri ka dërgu letra, unë mendoj që nuk humbin asgjë më shumë në votë vetëm e forcojnë Kosovën nëse marrin pjesë”, ka shtuar ai.