Haradinaj për kërcënimet e Vuçiqit: Ai ndihet i fortë kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët

Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave kërcënuese për luftë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj thotë se Serbia ndihet e fortë kur Kosova është me presidencë e qeveri të shkarkuar.

Ja reagimi i plotë:

Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!

Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.

Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.

Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s!

Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigjja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!