Haradinaj: Përrallat e Kurtit morën fund, të gjithë ju që konsumoni më shumë se 800 kWh energji elektrike do t’iu rritet çmimi

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Haradinaj tha se qytetarët që konsumojnë më shumë se 800 kWh do t’iu çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët.

“Një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850kWh, me 60% në tarifën e lartë dhe 40% në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro”, shkruan tutje Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Përrallat e Kurtit morën fund. Sot të gjithë juve që konsumoni më shumë se 800kWh do t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët.

Një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850kWh, me 60% në tarifën e lartë dhe 40% në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro.

Pra, rritja për një qytetar të zakonshëm do të jetë rreth 86%. Sikur mos të mjaftonte, pak ditë më parë ndau edhe 90 milionë euro për subvencion, që tash nuk ka fije kuptimi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga ZRRE që të kthehet në pikën ZERO ky proces, por kot. Triumfuan ata që duan të varfërojnë xhepin e qytetarit.

Aktivitetet tona në kundërshtim të këtij vendimi skandaloz nuk do të ndalen.