Haradinaj: Platforma e Unionit me Shqipërinë zgjidhë shumë çështje, duam të ecim përpara

Kandidati për president, Ramush Haradinaj,  ka thënë se qasja e evropianëve për liberalizim të vizave ndaj Kosovës është e padrejtë.

Kreu i AAK-së  e ka quajtur qasje diskriminuese duke shtuar se Evropa duhet të shpjegojë pse po sillet në këtë mënyrë me Kosovën.

“Edhe ato pesë vendet që nuk po e njohin Kosovën do të kenë qasje ndryshe pas idesë për union me Shqipërinë. Ne ju themi, ju lutem po duam të ecim përpara, por nëse nuk e kemi progresin e pritur deri në 2024 ne shkojmë për referendum në vitin 2025. Kjo është ndihmëse që po ua bëjmë perëndimit”, ka thënë ai në “Argument Plus” në Rtv21.

Si president, Haradinaj ka thënë se do t’ua paraqesë gjithë udhëheqëseve botërorë platformën e unionit, e që sipas tij, kjo do të zgjidhë shumë çështje në të cilat Kosova ka mbetur peng.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se ajo është një etnike dhe diskriminuese. Ai ka thënë se tashmë janë në obligim të bashkëpunimit me të dhe nuk duhet luftuar pasi është votuar nga vetë Kuvendi i Kosovës.

“Nëse do të kisha qenë president do t’u kisha nënshkruar garanca për të gjithë. Nuk mendoj që ne si Kosovë duhet t’i ikim ballafaqimit me Gjykatën. Ne jemi shtet ligjor, jepim garanca që nëse lirohen, do të kujdesemi që të respektohen rregullat e gjykatës”, tha ndër të tjera Haradinaj.