Haradinaj: Populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore të besimeve të ndryshme

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit lideri i AAK-së, ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook në lidhje me protestën e sotme në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Haradinaj ka thënë ndër të tjera se si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot.

Ky është postimi i plotë i tij:

Populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore të besimeve të ndryshme. Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë.

Si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot. Të gjitha bashkësitë fetare duhet t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje.