Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë

Serbia gjatë ditës së sotme ka kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës në vendin e quajtur Bare, thellë në brendësi të Republikës së Kosovës.

Por, Beogradi po thotë se të njëjtit janë arrestuar brenda territorit të Serbisë, gjegjësisht në një fshat të Rashkës.

Klan Kosova raporton se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet nesër për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se kidnapimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka ardhur si hakmarrje ndaj arrestimit të Millun Milenkoviq – Llune gjatë ditës së djeshme.Ky dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të forcave të Policisë së Kosovës.