Haradinaj pret Hovenierin: Ia konfirmova mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e kësaj partie ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa shtoi se ia ka konfirmuar mbështetjen për planin franko-gjerman.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai tha se e ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij dhe të ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.