Kusari-Lila: Kica-Xhelili s’ka dhënë indikacion se do të largohet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë konfirmim për largim të deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë indikacion se ajo do të largohet nga grupi i tyre parlamentar dhe të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Zonja Kica nuk ka konfirmuar asgjë në Grupin Parlamentar, nuk ka dhënë asnjë indikacion te ne nëse largohet. Ndërsa mund të them se në parimin e përgjithshëm ne të gjithë kemi fituar zgjedhjet e 14 shkurtit bashkarish mbi premisat e një programi, e cila është e kundërta e asaj çka përfaqësojnë partitë opozitare. Gjegjësisht, elektorati ka folur dhe ka dënuar me votë sjelljen e partive opozitare në raport me qeverinë Kurti 1. Prandaj po besoj që është një përgjigje në vete, ajo votë që kemi marrë”, ka deklaruar Kusari Lila në punimet e Kuvendit zgjedhor të Listës “Guxo”.

Më tej, ajo ka mohuar se ka pakënaqësi nga deputetë të cilët i takojnë partisë Guxo.

“Jo absolutisht, ju e patë vetë atmosferën dhe pritjen në Kuvendin e Listës Guxo dhe deputetët janë pjesë e Grupit Parlamentar me një aktivitet të shkëlqyer deri më tani”, u shpreh Kusari-Lila. /ksp