Haradinaj prokurorit Smith: Mendimi juaj është mendim i prokurorive dikatoriale

Në fjalën e tij përmbyllëse, Nasim Haradinaj i është drejtuar edhe Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, lidhur me atë që ai tha se Haradinaj ka interes personal.

Ai tha se dhe prokurori e di se kjo është gënjeshtër.

“Po të kisha këqyr interesin tim personal do isha me familjen time, s’do isha as në luftë, s’do isha i burgosur, por kjo të duhet të diktosh dhe impenjohesh në marrjen e vendimit të këtij paneli”, ka thënë Haradinaj.

Ai i tha Smith se kërkoi dënim të lartë për të për të arritur efektin që mos të guxojnë të tjerët të mendojnë kështu.

“Zoti prokuror, beso se je kundërshtim me vetveten, nëse të kujtohet fjalimi i parë, ti ke thënë se është e lejuar të mendohet ndryshe”, ka thënë ai.

Tutje, theksoi se ky mendim që prokurori ka është mendim i prokurorive dikatoriale që i ka bërë Serbia e shumë shtete diktatoriale që kanë menduar të ndalojnë fjalën dhe kjo duhet ta turpëroj atë, shtetin nga ai vjen dhe institucionin që përfaqëson.

Kurse, për prokurorin James Patch, i përmendi një citim nga fjalimi i tij gjatë kësaj seance për të cilin tha se beson se i ka dalë nga shpirti njerëzor.

“Tha kanë ndodhë në Kosovë masakra krime dhe vrasje të ndryshme dhe nga kjo atje dëshmitarët që dëshmojnë kundër heronjve kombëtar quhet tradhtar, po ashtu është ashtu mendon shteti yt, i jemi e edhe Suedia, por nëse këqyret me syrin e Smith qysh po na këqyr ne, ty sonte duhet me tu ngrit aktakuza sepse bëre dhe dhe mesazh ma kërcënues që ti i ke për dëshmitarët se nëse the se quhen tradhtar ata që vinë e dëshmojnë kundër heronjve kombëtar, atëherë po i bien që heronjtë kombëtar po doni t’i qitni në aktakuzë”, i ka thënë ai.

Në fund, ai tha se gjithçka që e ka bërë, e ka bërë për shtetin e tij.