Vrasja në Klinë, prokuroria: Janë aktivizuar edhe dronë për gjetjen e të dyshuarit

Një person është vrarë gjatë së hënës në Klinë.Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosovën, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Fillimisht i dyshuari, e ka ftuar jashtë lokalit viktimën, pastaj viktima është futur brenda. I dyshuari ka hyrë dhe ka qëlluar me armë zjarr shtatë herë”, tha ai.

Sipas organit të akuzës, nuk ka raste të raportuara më herët se kanë pasur mosmarrëveshje.

“I dyshuari ishte i akuzuar edhe për raste të tjera më parë. Ndërsa janë aktivizuar edhe dronë për të gjetur lokacionin e të dyshuarit”. theksoi Nikçi për Klan Kosova.

Zëdhënësi shtoi se viktima dhe të dyshuarit janë familjlar mes vete.

“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, theksoi ai.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.