Mbi 50 nxënës dhe 9 mësimdhënës të infektuar në “Ismail Qemaili”, shkolla kalon në mësim online

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kaluar në mësim online, kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve me virusin Covid-19.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Kimete Dida, për FrontOnline, tha se janë 9 mësimdhënës dhe dhe mbi 50 nxënës të infektuar me COVID-19.

“SHFMU “Ismail Qemali”Prishtinë  ka 9 mësimdhënës dhe mbi 50 nxënës  dhe nga ky moment shkolla jone me rekomandimin e Task Forcës se shkolles kalon ne skenarin C”, tha Dida.