Kemal Ademi merr nënshtetësi kosovare

Sulmuesi kosovar Kemal Ademi po kalon formë fantastike me skuadrën e Baselit në Zvicër.

Ai ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje në garat zvicerane të futbollit, ndërsa është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë tentuar disa herë që ta bindin atë për të përfaqësuar Kosovën, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje nga 23 vjeçari.

Megjithatë, Ademi ka dhënë sinjal pozitiv duke marrë pasaportën kosovare.

Faqja më e njohur për informacionet dhe transferimin e futbollistëve në botë “Transfermarkt” shkruan se Ademi ka marrë nënshtetësinë e Kosovës.