Njoftin për qytetarët e Prishtinës: Sonte “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë, mund t’i shihni yjet me teleskop (video)

Në Prishtinë sonte do të mbahet “Mbrëmja e Astronomisë”, ku do të mund të vëzhgohen me teleskop planetët e yjet.

Organizatorët “Astronomy Club of Kosovo”, “Under One Sky”, e “Mia Park – Prishtinë” përmes një ngjarje të krijuar në Facebook kanë konfirmuar se aktiviteti do të nisë në ora 20:00 e do të zgjasë deri në mesnatë, transmeton Koha.net.

Tutje ata thonë se, “do të ketë ‘Movie Night’ ku do të shikojmë së bashku një film rreth astronomisë. Ftoni shokët, shoqet, miqtë e familjarët tuaj të na bashkëngjitën në këtë mbrëmje të paharrueshme. Shumë surpriza dhe aktivitete tjera na presin”.

Për më tepër detaje mund ta shikoni edhe videon më poshtë nga emisioni “Sot” në KTV.