Haradinaj reagon pas ftesës ndaj Rexhep Selimit nga Specialja

Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi janë miq që nga koha e luftës.

Por, kur Selimi kishte kritikuar Ramush Haradinajn që u mbrojt në heshtje kur gjatë verës udhëtoi në Hagë, nga ish- kryeministri i vendit kishin shpërthyer akuza. Në debat ishte përfshirë edhe Daut Haradinaj.

Ai sonte ka bërë një postim për Selimin duke i thënë se do të dalë faqebardhë.

“Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, shkruan Haradinaj.