Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë, uroj të jetë rasti i fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla mbrëmjen e së martës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar “qyqar” sulmin ndaj Sylajt gjersa ka bërë apel për zbardhjen e rastit tek organet e sigurisë.

“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.