Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është zgjedhur nga kryesia e LDK-së si kandidat për kryetar të komunës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-kryetari Agim Veliu, kryesia ka vendosur që Rudari të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës. Rudari ka marrë shumicë votash nga kryesia që të jetë kandidat për kreun e Komunës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 15 mars, pas dorëheqjes së Agim Veliu, i cili mori postin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike në Qeverinë Kurti.