Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veselit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e ish-kryeparlametarit, Kadri Veseli, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli, shkruan Fokusi.info.

Haradinaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite i ka ndarë babait të Veselit edhe një medale.

“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me Haradinajn për ngushëllime ishin edhe disa zyrtarë të tjerë të AAK’së.

Më poshtë njoftimi i tij.