Policia jep detaje të aksidentit në Klinë, ku humbi jetën një person dhe nëntë të tjerë u lënduan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksidentit në Klinë, ku humbi jetën një person dhe nëntë të tjerë u lënduan.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës në një njoftim për media bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë dhe në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.

Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkaqe të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.