Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

Një person ka humbur jetën në 24 orëshin e fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë konfirmuar edhe 7 raste të reja pozitive të të infektuarve me këtë virus.

Përgjatë kësaj kohe janë kryer 1 mijë e 515 teste, ndërsa numri i rasteve aktive në nivel vendi është 2 mijë e 44.

Gjatë ditës së djeshme në vend janë vaksinuar 5 mijë e 41 persona.