Haradinaj takohet me Pompeon: Kosova përkrah Amerikës gjithmonë

Ish-kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që po organizohen në Washington.

Haradinaj është takuar me Sekretarin e shtetit amerikan, Mike Pompeo, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe rolin e saj

Postimi i plotë nga Haradinaj:

I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.