Haradinaj takohet me Zaev: Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Bisedë miqësore me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup. Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë”, ka shkruar Haradinaj.