Elezi: Helmimi s’ka ndodhur në QNR, por në Ministrinë e Infrastrukturës

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00, si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valimr Elezi, ka sqaruar se helmimi nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit të Votave por në Ministrinë e Infrastrukturës

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”.

Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet. Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit.