Haradinaj takoi ekipin për korrigjimin e demarkacionit me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pune anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Haradinaj ka njoftuar në Facebook se ka diskutuar për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”.