Haradinaj takon Apostolovën, ja për çfarë biseduan

Kryeminstri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haradinaj përmes një shkrimi në “facebook”, tha se me Apostolovën biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe vazhdimin e partneritetit mes Kosovës dhe BE-së.

Postimi i plotë:

Prita sot në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta.

Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!

RH