Haradinaj takon Hotin: Ia dhashë besimin e AAK-së për krijimin e Qeverisë

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin.

Pas këtij takimi ka thënë se subjekti i tyre politik përkrahë Qeverinë e udhëhequr nga Hoti, njofton Klan Kosova.

“Ia dhashë besimin e AAK për krijimin e një qeverie. Ky ishte konfirmim politik. Ende nuk është dekreti për nominim”, ka thënë Haradinaj.