Vetura godet biçiklistin në Vushtrri, vozitësi e dërgon në spital dhe ikë

Një biçiklist ka mbetur i lënduar, pasi u godit nga një veturë në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Si pasojë e aksidentit, biçiklisti kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ishte dërguar në QKMF Vushtrri nga vozitësi që e kishte shkaktuar aksidentin dhe më pas ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 16:00.

“Viktima për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.