Haradinaj takon kryetarët e degëve të AAK-së, flasin për dialogun dhe zgjedhjet e brendshme të partisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarët e degëve të kësaj parti për të diskutuar për zhvillimet e gjithmbarshme në vend.

Haradinaj i ka informuar ata për dialogun me Serbinë që do të zhvillohet me 4 shtator në ShBA.

Sot takova kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. Informova kryetarët për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, rreth çështjes së dialogut, ku AAK përfaqësohet nga ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla.Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim janë dakorduar që zgjedhjet e parakohëshme të  brendshme të partisë të shtyhen në afat të rregullt për shkak të pandemisë.

Biseduam poashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës”, ka thënë Haradinaj./Fokusi.info/