Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Prilli do të fillojë me mot të këndshëm dhe kryesisht stabil. Priten erëra më të qeta drejtimesh të ndryshme dhe ndjesia e nxehtësisë pritet të jetë më e lartë. Pra, nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pritet ditë e vërtetë pranverore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira lokale. Do të jetë pak më ngrohtë.

Të premten na pret mot edhe më i ngrohtë, por pasdite vende-vende priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të sjellin reshje dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima me bubullimë, kryesisht në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi e shumë më pak në Shqipëri.

Të shtunën në tërë rajonin pritet të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe reshje të dendura shiu. Pasdite ose në mbrëmje vonë priten ulje të theksuara të temperaturave. Në viset kodrinore-malore shiu do të shndërrohet në borë.

Të dielën na pret mot i ftohtë me reshje shiu, shqote e bore varësisht nga rajoni, pozita gjeografike lartësia mbidetare etj./Meteoballkan