Haradinaj tallet me Serbinë: Taksa ishte goditje e rëndë, i kërkojmë falje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në konferencën përmbyllëse të vitit të Aleancës Kosovare të Bizneseve(AKB). Në këtë konferencë ku janë renditur sukseset e vendit në fushën e ekonomisë, si një sukses i tillë nga Haradinaj është konsideruar edhe taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Haradinaj ka thënë se me vendosjen e kësaj takse ndaj Serbisë, ne për herë të parë e kemi zbuluar se kush në të vërtetë jemi në ekonomi. Haradinaj nga aty ka thënë se duke iu dhënë hapësirë produkteve tona vendore, prodhuesit nuk do të jenë më asnjëherë vetëm.

Në anën tjetër Haradinaj ka ironizuar me Serbinë duke thënë se i kërkojnë falje për një goditje kaq të rëndë.

“Nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit. Është një arritur e madhe implementimin e ligjit për Trepçën. Statusi ligjor, resurse dhe mbyllet kapitulli i pasurive natyrore. Trepça është e gatshme për të bërë biznes. Veprimi i menjëhershëm për lirim i lëndës së parë të politikave fiskale dhe në pajisje të makinerisë. Për herë të parë e kemi zbuluar vetën se kush jemi në ekonomi sepse taksa na ka futur të ballafaqohemi me vetveten. Për Serbinë ka qenë një goditje, ju kërkojmë falje”, tha Haradinaj për EO.