Haradinaj thirrje PDK-së: Na keni borxh votën për president

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se PDK-ja ia ka borxh votën atyre për postin e presidentit.

Haradinaj deklaroi kështu në emisionin “Argument Plus”, ku bëri të ditur se AAK-ja ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK-ja ia ka borxh votën për postin e Presidentit.

Haradinaj foli edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës teksa i bëri thirrje publike PDK-së që t’i bashkohet koalicionit.

Kujtojmë që AAK-ja nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit përveç kreut të partisë, Ramush Haradinaj.

Pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.

Ndërsa ushtruese e detyrës së presidentit është kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.