Haradinaj thotë se po e nguc PDK-ja: Nuk ua kthej pasi Thaçi e Veseli s’janë këtu

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren.

Nga atje, ai ka thënë se po kritikohet nga Partia Demokratike e Kosovës, por se nuk do të merret me këtë ta ngase sipas tij, krerët e saj nuk gjenden në Kosovë.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak. Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje”, ka thënë ai.