Haradinaj tregon se çka bisedoi me Thaçin në takim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas takimit me presidentin Hashim Thaçi.

Haradinaj tha se Presidenti Thaçi i ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë në takimin me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesin Richard Grenell, është diskutuar për ecjen përpara drejt një marrëveshje me Serbinë, por se nuk i prezantuar ndonjë dokument lidhur me këtë.

Ai tutje ka shtuar se do t’iu përgjigjet ftesave të presidentit, poashtu edhe të institucioneve tjera.

Është një takim i ftuar nga presidenti për konsultë edhe për informim për takimet në Uashington me presidentin e Serbisë Vuçiq. Do t’iu përgjigjem takimeve bilaterale si presidentit ashtu edhe institucioneve tjera. E kam filluar një konsultë me kryetarët e partive parlamentare, kam propozuar që të mbajmë një konferencë, dy ditë punë, që t’i përafrojmë qëndrimet në rast të ballafaqimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Haraidnaj tha se ia ka shpjeguar Thaçit se në rast se trajtohet korrigjimi i kufijve ky proces do të jetë i dështuar.