Haradinaj: UÇK është transparente dhe s’ka çka fsheh në arkiva

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është transparente.

“UÇK është transparente dhe s’ka çka fsheh në arkiva, aty është vetëm e vërteta e luftës sonë çlirimtare”.

“Autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror millosheviqian”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.