“Mos shpejto, të bësh aksidentin!”- Kamerat kapin shoferin duke udhëtuar me shpejtësi të frikshme prej 221km/h (video)

Policia rrugore ka filmuar një rast kur një shofer udhëton me një shpejtësi tejet të lartë në aksin e njohur si Sauk-Teg, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan.

Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me një shpejtësi të tillë që mund të ketë pasoja.

Postimi:

Radari dhe polici të shpëtojnë jetën.

Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg.

221 km/h në aksin Sauk – Teg.

Shpejtësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë

Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.

Mos shpejto të arrish aksidentin!