Haradinaj uron popullin amerikan: 4 korriku është edhe festë e jona

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarsisë.

Haradinaj tha se 4 Korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë, 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.

“Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë. 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.

Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona.

Urime

RH