Aksident fatal në Durrës, vdes një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:00, në sektorin “Rinia”, të qytetit bregdetar.

Një person me inicialet A.V., 45-vjeç, banues në Durrës, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, dyshohet se është marrë përpara nga një makinë tip Benz, që drejtohej nga F.L., 45-vjeç, banues në Durrës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal./noa.al/