Matoshi për Kurtin: U ‘zagllavit’ djali, ndiej keqardhje për të

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe pozicionin e Kosovës në dialog, analisti Halil Matoshi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në vend që me u marrë me substancën, me lobimin për me pasë Kosova të drejtën e vetos në kuvendin e Asociacionit për çdo vendim, ai është munduar që tri vjet me ia ndryshu emrin.

“Ai e ka problemin qysh me ia shit Asociacionin 51 përqindëshit, se neve as nuk na bënë hesap. Ai po e din që ne e dijmë dhe tani është ‘zagllavit’” tha Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Kanal10.