Haradinaj: Vetëvendosje e sheh Thaçin si lugat, ai është i fundit që i ka rritur pagat e arsimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa kritikonte Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, tha kjo parti e sheh ish presidentin e venditm Hashim Thaçin si “lugat”.

Ai tha që Thaçin, VV-ja e portretizojnë si lugat por ai është i fundit që i ka rritur pagat në arsim.

“Ende prej atëherë pagat nuk janë rritur në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka thënë po ashtu se Kurti është “rrenc i lindur, edhe po rren prej që çohet në mëngjes”.

“Është mashtrues. Albin Kurti i ka shpallë luftë të gjithëve se ia kanë ngucë dostat”, ka thënë tutje Haradinaj.