Tërmet në Durrës

Një tërmet është ndier pak më parë në Shqipëri, ku sipas të dhënave epiqendra e tij ishte në Durrës.

Raportohet se goditja ka qenë 4.8 i shkallës rihter, me thellësi 5 km.

Kanë kaluar pak më tepër se një vit, nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, i cili rezultoi tragjik për Shqipërinë. 51 jetë u shuan dhe qindra të tjerë mbetën të pastrehë.